90 pacientë po trajtohen për COVID-19 në spitale

90 pacientë po trajtohen për COVID-19 në spitale

90 pacientë me Coronavirus janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme.

Sipas njoftimit të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, 41 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi dhe tre në mjekimin intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore.

Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19: Klinika Infektive, 26 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 28 pacientë post-covid-19, Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 3 pacientë.

Numri i pacientëve sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit, 5 pacientë, Spitali i Gjakovës, 7 pacientë, Spitali i Gjilanit, 7 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 6 pacientë dhe Spitali i Ferizajt, 8 pacientë./Insajderi.com