924 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID

924 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID

Numri i gjobave të shqiptuara nga Policia e Kosovës si pasojë e mosrespektimit të masave anti-COVID, brenda 24 orëve të fundit është shënuar i lartë, njofton Insajderi.

Vetëm brenda 24 orëve të fundit, 924 qytetarë janë gjobitur me tiketa në bazë të ligjit COVID-19.

Policia gjithashtu ka shqiptuar edhe 1057 tiketa trafiku.

Ndërkohë, bëhet e ditur se gjatë 24 orëve kanë ndodhur 16 aksidente me të lënduar dhe 17 aksidente me dëme materiale. /Insajderi.com