98 raste me COVID-19 në Ferizaj, testimet vazhdojnë edhe sot

98 raste me COVID-19 në Ferizaj, testimet vazhdojnë edhe sot

Mbrëmë janë konfirmuar pesë raste të reja me COVID-19 në Ferizaj. Me këto raste, numri i të infektuarve në këtë komunë shkon në 98.

Detaje rreth këtyre rasteve ka dhënë kryetari Agim Aliu.

“Pesë rastet që u konfirmuan mbrëmë janë të gjitha raste kontakti. Katër janë prej fshatit Mirash që deri tash atje janë 17 raste, derisa rasti tjetër ka lidhje me një fshat të Kamenicës”.

“Deri tash, në Ferizaj janë 98 raste pozitive për COVID-19. Testimet do të vazhdojnë edhe sot, por nuk e di ende numrin e mostrave që do të testohen”.

Me shifrat e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë shkon në 703. Deri tani, nëntëmbëdhjetë pacientë kanë humbur jetën.

IKSHP-ja mbrëmë ka njoftuar se janë shëruar edhe tre pacientë, të cilët e çojnë në 162 numrin e përgjithshëm të të shëruarve./Insajderi.com