Në Kosovë vazhdojnë të jenë me COVID-19, 984 persona.
Kështu njofton Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, shkruan Insajderi.
Kurse, të dhënat nga Instituti tregojnë se vetëm dje janë regjistruar 82 raste me Coronavirus.
Kjo shifër ka dalur nga 456 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.
Rastet pozitive dje ishin nga: komuna e Prishtinës 41, komuna e Gjakovës 14 raste, komuna e Vushtrrisë 7 raste, komuna e Prizrenit 5 raste, komuna e Ferizajit 3 raste, komuna e Vitisë 3 raste, komuna e Podujevës 2 raste, komuna e Fushë Kosovës 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Klinë, Lipjan, Obiliq, Mamushë dhe Rahovec.
IKSHP gjithashtu njofton se gjithashtu u shëruan shtatë pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 980 raste.
Nga data 08 shkurt deri më 19 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 20.662 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.998 raste, me gjithsej 34 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 19 qershor 2020 sipas Ëorldometers, janë raportuar gjithsej 8.680.002 raste të COVID-19 dhe 458.852 raste të vdekjes.
Duke pasur parasysh se në javën e fundit kemi rritje të rasteve pozitive që në intensitet kanë kaluar muajin prill dhe kemi raste te punëtorët e organizatave publike e private, kemi rekomanduar Ministrinë e Shëndetësisë të mbyllen sektorët ku ka raste pozitive dhe të gjitha rastet pozitive dhe kontaktet e tyre të mbahen në vetizolim, ndërsa bartja e maskave është obligative./Insajderi.com