ZYRTARE: Barcelona e shkarkon trajnerin Quique Setien

ZYRTARE: Barcelona e shkarkon trajnerin Quique Setien

Klubi nga La Liga, Barcelona, ka njoftuar se ka shkarkuar nga pozita e trajnerit, Quique Setien, pas dështimit në La Liga dhe në Ligën e Kampionëve, ku u deklasuan nga ekipi i Bayern Munich me rezultat 8 me 2.

“Quique Setien nuk është më trajner i Barcelonës. Trajneri i ri do të zyrtarizohet në ditët në vijim si pjesë e një ristrukturimi të gjerë të skuadrës së parë”, thuhet në njoftimin e klubit, transmeton Insajderi.

“Faleminderit për gjithçka, Quique, shumë fat dhe të mira në të ardhmen”, përfundoi shkrimin klubi i Barcelonës.

Raportimet e mediave, thonë se trajner i ri i klubit katalan, do të emërohet ish lojtari i tyre, Ronald Koeman./Insajderi.com.