Gruaja arrestohet për postimin e videos në të cilën shfaqet e zhveshur në një urë të shenjtë në Indi

Gruaja arrestohet për postimin e videos në të cilën shfaqet e zhveshur në një urë të shenjtë në Indi

Një grua franceze është arrestuar në Indi për shkak se ka postuar një video në një urë të shenjtë në qytetin verior të Rishikesh. Kjo video u postua në mediat sociale, raporton BBC, shkruan Insajderi

Gruaja është duke u përballur me akuza lidhur me ligjin e internetit të Indisë dhe mund të dënohet deri në 3 vjet në burg, nëse shpallet fajtore, raporton agjensia e lajmeve AFP.

Ura mbi lumin Gang është një vend i shenjtë dhe një pikë e popullarizuar për turistët.

Gruaja e cila është liruar me garanci, i ka thënë policisë që videoja ishte bërë për të promovuar biznesin e saj të bizhuterive.

“Ndoshta në Francë këto gjëra nuk konsiderohen objektifikuese. Por Rikinesh është një vend i shenjtë dhe Lakshman Jhula është një vend ku perënditë hindu Ram, vëllai i tij Laksham dhe gruaja e tij Sita kalojnë për të shkuar në Gang”, thotë RK Saklani, udhëheqësi i stacionit të policisë në të cilën ishte marrë gruaja franceze, për AFP.

Gruaja e cila ende nuk është identifikuar, u arrestua të enjten pasi policia u lajmërua për videon.

“Gjatë marrjes në pyetje, ajo pranoi që ka postuar videon në të cilën ajo shihet e zhveshur, por ka thënë që nuk e dinte që ishte ilegale në Indi. Ajo tha që videoja kishte për qëllim të promovonte biznesin e saj në të cilin ajo shet qafore”, ka treguar një zyrtar për gazetën indiane Hindustian Times.

Rasti mund të zgjasë me muaj të tërë./Insajderi.com