Dritan Abazoviç: Njohja e Kosovës nga Mali i Zi çështje e mbyllur, e kundërshtoj nëse do jetë në rend dite

Dritan Abazoviç: Njohja e Kosovës nga Mali i Zi çështje e mbyllur, e kundërshtoj nëse do jetë në rend dite

Personi që po pretendohet që e ka në dorë “fatin e Malit të Zi”, Dritan Abazoviç, ka thënë se nuk do të ketë çnjohje të Kosovës.

Koalicioni proserb që arriti një sukses të madh në zgjedhjet 30 gushtit në Mal të Zi, mund ta formojë Qeverinë e Re.

Por, për këtë duhen edhe votat e deputetëve të partisë “Bardhë e Zi”, e udhëhequr nga shqiptari i Ulqinit, Dritan Abazoviç, njofton Insajderi.

Në një intervistë për gazetën serbe, “Kuir”, ai ka thënë se nuk do të jetë në agjendë të Qeverisë së Re tërheqja e njohjes për Kosovës.

Madje, politikani në Malin e Zi, pret që të arrihet një marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Natyrisht se do të jemi kundër dhe mendoj se kjo pyetje as që do të vihet në rend dite, pasi që është çështje e kryer, nuk duhet kthyer në të kaluarën. Madje pres që Beogradi dhe Prishtina të gjejnë gjuhë të përbashkët në të ardhmen e afërt dhe të merren vesh me qëllim të uljes së tensioneve dhe mundësimit të procesit të pajtimit. Paqja nuk ka çmim. Të gjithë këtu e duan paqen. Do të tentojnë të shkaktojnë incidente në të gjitha mënyrat. Mali i Zi në Bashkimin Evropian, të ketë pajtim dhe standard më të lartë jetese sesa tani. Jam i sigurt se ajo ëndërr mund të bëhet e vërtetë”,- pohoi politikani me prejardhje shqiptare”, ka thënë ai. /Insajderi.com