Ish i dashuri miliarder i Naomi Campbell është duke e paditur atë

Ish i dashuri miliarder i Naomi Campbell është duke e paditur atë

Naomi Campbell do të shkojë në gjykatë për shkak të ish të dashurit të saj, i cili ka ngritur një padi multimilion  dollarëshe.

Sipas këtyre dokumeteve, Vladislav Doronin, një biznesmen rus, thotë që Naomi është duke refuzuar të i paguajë paratë që ai i ka huazuar asaj si dhe gjësende, që kanë vlerë personale për të.

Në dokumete, Vladislav akuzon Naomin që është duke refuzuar të kthejë gjërat e tij personale, të cilat ai i vlerëson më shumë se 3 milion dollarë. Ende nuk është kjartësuar se sa para i ka huazuar ai asaj.

Modelja filloi të takohet me miliarderin rus në vitin 2008, ata ishin së bashku për 5 vite, para se të ndaheshin në vitin 2013. Vlad e kishte ‘mbuluar’ Naomin me dhurata, përfshirë udhëtimet nëpër jahte dhe një shtëpi si forma e ‘Syrit të Horus’ në ishullin e Kleopatrës në Turqi.

Tani 7 vite pas ndarjes, Vlad është kthyer për hakmarrje. TMZ ka kontaktuar Naomin, por nuk ka marrë asnjë fjalë prej saj./Insajderi.com