Tottenham fiton me vështirësi ndaj Burnley

Tottenham fiton me vështirësi ndaj Burnley

Ekipi i Jose Mourinhos, Tottenham, me vështirësi e ka arritur fitoren ndaj ekipit të Burnley me rezultat minimal prej 1 me 0, njofton Insajderi.

Pjesa e parë e takimit u mbyll me rezultat të bardhë pa gola, ndërsa në të dytën pjesë, të dy ekipet po provonin të gjenin golin, por ekipi i Burnley ishte më konkret, kundrejt Tottenham që kishte posedimin.

Tottenham e arriti golin që i siguroi të tri pikët në minutën e 76’, kur pas një asistimi të Harry Kanë, ishte Jug koreani, Son, ai që shënoi një gol të bukur me kokë.

Me këtë fitore, Tottenahm ngjitet në pozitën e pestë të tabelës, me 11 pikë pas gjashtë ndeshjeve të luajtura, ndërsa Burnley ka vetëm një pikë në pozitën e 18./Insajderi.com.