Ish-deputetja e PDK-së në mbrojtje të Ardian Kastratit

Ish-deputetja e PDK-së në mbrojtje të Ardian Kastratit

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Ismaili, i ka dalë në mbrojtje deputetit të kësaj partie dhe njëherësh profesor në Universitetin e Prishtinës, Ardian Kastrati, përcjell Insajderi.

Ky i fundit kishte bërë një postim në Facebook, menjëherë pas zgjedhjes së presidentes Vjosa Osmani, i cili u konsiderua ofendues për këtë të fundit.

Për shkak të atij postimi të hënën pati edhe protestë para Rektoratit të UP-së, ndërsa kjo e fundit u shpreh se distancohet nga deklarata e Kastratit dhe se rastin do ta trajtojë sipas ligjeve.

Por, sipas Ismailit, “universiteti lëshoi një deklaratë rrufe ndaj një profesori nën presionin parapolitik të një ‘puppet show’ të pushtetit para rektoratit, por nuk është mobilizuar asnjëherë që efektshëm të adresojë dukuritë e shëmtuara brenda saj nga të cilat lëngon kohë të gjatë tashmë”.

“Ditë e bardhë për demokracinë, si mund të jetë dita kur opozita në atë demokraci as nënshkrimet për një seancë të jashtëzakonshme nuk do ti ketë? Asnjë amandament nuk do të mund ta kaloj? Kur bordet do të votohen nga njerëz të një partie për të ushtruar kontroll-balance mbi agjenci e organizata? A  paska qenë problem “kapja” e shtetit apo ndërrimi i kapëseve me kapëse të kuq?”, ka shkruar ndër të tjera ajo./Insajderi.com

Kosova, shtet i trembur

Shoqëria kosovare ende bartë plagë nga e kaluara e saj, një e kaluar që kujton masakra, dhunime…

Posted by Besa Ismaili on Monday, April 5, 2021