Qeveria e Kosovës miraton heqjen e leje qëndrimit të përkohshëm me Shqipërinë

Qeveria e Kosovës miraton heqjen e leje qëndrimit të përkohshëm me Shqipërinë

Qeveria e Kosovës në mbledhjen që është duke u mbajtur ka miratuar  Marrëveshjen Ndërkombëtare ndërmjet Qeverisë së Republikës të Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për heqjen e leje qëndrimit të përkohshëm, shkruan Insajderi.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani, ka thënë se kjo projektmarrëveshje është në frymën e interesave të përbashkëta në kuadër të bashkëpunimit bilateral dhe ka për qëllim heqjen e leje qëndrimit të përkohshëm të dy palëve nënshkruese.

Ai sqaroi se heqja e lejes së përkohshme me Shqipërinë nënkupton largimin e kritereve të parapara në ligjin përkatës për të huajt për pajisje me leje për qëndrim të përkohshëm me afat prej 5 vjeçar.

“Në këtë mënyrë shtetasit e palëve nënshkruese në momentin e lajmërimit të qëndrimit të përkohshëm, mund të qëndrojnë në territorin e shtetit tjetër deri në 5 vjet për ndonjërën nga arsyet në vijim: për bashkim familjar, arsim parauniversitar dhe arsim i lartë, kërkime shkencore, arsye humanitare, viktimat e trafikimit me njerëz, migrantët dhe të huajt”, ka deklaruar ai./Insajderi.com