Rreth 13 mijë vaksinime brenda 24 orëve

Rreth 13 mijë vaksinime brenda 24 orëve

12 mijë e 932 qytetarë janë vaksinuar brenda njëzetekatër orëve në Kosovë.

Kështu, deri më tash 356 mijë e 771 vaksina janë dhënë në total.

Dozën e parë e kanë marrë 248 mijë e 714 persona, ndërsa procesin si të tërë e kanë mbaruar 107 mijë e 551 sosh.

Të shtunën, Ministria e Shëndetësisë, raportoi 19 raste pozitive.

Ndërkaq ishin tetë të shëruar dhe nuk u regjistrua ndonjë vdekje.

Raste aktive me COVID-19 janë 137. /Insajderi.com