Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli ka thënë sot se personat që e shkelin ligjin nuk do të jenë pjesë e PDK-së.
Në një tubim zgjedhor në Komunën e Prizrenit, Veseli ka deklaruar se partia e tij është e hapur për të marrë përgjegjësi.
“PDK është partia më e hapur për marrjen e përgjegjësive. Nuk do t’i tolerojmë fenomenet e përgjegjësisë politike, askush nuk do të jetë me ne prej atyre që shkelin ligjin”, ka thënë Veseli në Prizren.
Ai ka thënë se aty kanë shkruar për të shpalosur platformën programore e politike për zgjedhjet lokale.
“Ky është një vend i cili për kombin tonë ka një vlerë të veçantë historike për të kaluarën dhe të ardhmen. Të mbledhur këtu në qytetin emblematik si përfaqësues të zgjedhur duam të përçojmë mesazhin e përbashkët se shteti ynë është i shenjtë, ashtu si liria jonë që askush më shumë s’i jep kuptim se angazhimi ynë për fuqizimin e vendit”, ka deklaruar Veseli. /Insajderi.com