Aziz Salihu pëson sulm në pankreas dhe lukth – shtrihet në spital [Foto]

Aziz Salihu pëson sulm në pankreas dhe lukth – shtrihet në spital [Foto]

Aziz Salihu është duke qëndruar në emergjencë pas një sulmi që ka pasur në pankreas dhe lukth gjatë ditës të sotme.

Legjenda e boksit, Aziz Salihu sot e ka anuluar një konferencë për media, të cilën e kishte ftuar për t’i treguar opinionit se nuk po mund ta organizojë një turne ndërkombëtar të boksit shkaku i Ministrisë së Sportit, e cila ende nuk ia ka dhënë mjetet për ta mbajtur turneun.

azi

“Azizi është në emergjencë. Është sjell me urgjencë, pasi ka pësuar sulm në pankreas dhe në lukth. Azizi thotë se këtë e ka nga nervozizmi dhe maltretimi që i është bërë nga Ministria e Sportit, nga sekretari i saj dhe drejtori i Departamentit të Sportit, në përpjekje për t’i marrë mjetet për organizmin e turneut ndërkombëtar të boksit”, deklaroi për Zërin miku i Aziz Salihut, Cenë Pushkolli.

Pushkolli po ashtu akuzoi edhe Komitetin Olimpik të Kosovës. /Insajderi.com