Mësohet numri i të arrestuarve mbrëmë në Kukës

Mësohet numri i të arrestuarve mbrëmë në Kukës

Deri më tani janë ekzekutuar 24 urdhër-arreste për protestën e djeshme në Rrugën e Kombit.

Burime nga Prokuroria bëjnë me dije se numri i personave ndaj të cilëve është nënshkruar urdhër-arresti nga organi i hetimit është 36.

Ata akuzohen për dhunim të pronës publike, kundërshtim të forcave të rendit, etj.

Banorët e Kukësit janë përballur gjatë natës me ndërhyrjen e Forcave Speciale RENEA dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë pas protestës së djeshme, ky qytetarët kuksianë protestuan kundër tarifës së lartë për kalimin në Rrugën e Kombit.

Ende nuk ka një shifër zyrtare të arrestimeve.

Operacioni forcave speciale është kryer në koordimin me policinë.  Familjarët e personave të ndaluar gjatë natës kanë qëndruar në komisariatin e Kukësit për të kërkuar informacion për të arrestuarit.

Prokuroria e Kukësit ka nisur hetimet për shkatërrim prone, goditje ndaj policisë dhe prishje e qetësisë publike.

Prokuroria ka administruar edhe pamjet filmike të personave që goditën policinë dhe dëmtuan sportelet e koncesionarit.

Hetimin e Prokurorisë filloi dje pas dhunës në protestën kundër tarifës për kalimin në Rrugën e Kombit.

Dhjetëra qytetarë protestuan dje në mesditë në rrugën e Kombit duke djegur sportelin e kompanisë koncesionare ky vilen paratë e kalimit në rrugë./Ora News/