Grupi i qyetatarëve #Protestoj, i ka ndarë një mirënjohje protagonistit të përgjimeve në Dosjen e Shefave Adem Grabovcit.
Grabovci është ‘shpërblyer’ me mirënjohje nga ky grup për punësime partiake ku sipas tyre ai e zbutë papunësia.
“Për kontributin e dhënë në vazhdimësi për uljen e papunësisë në Republikën e Kosovës”, shkruan në mirënjohjen që e mban datën 13 gusht.
Një ditë më parë ky grup përmes një aksioni simbolik te zyra e Prokurorit të Shtetit kanë vendosur pankarta në të cilat shkruajnë veprat penale, të cilat sipas tyre janë kryer nga Adem Grabovci, e që dëshmohen nga përgjimet. /Insajderi.com