Kush ishte Hedwig Kohn dhe pse duhet ta kujtojmë atë?

Kush ishte Hedwig Kohn dhe pse duhet ta kujtojmë atë?

Fizikantja Hedwig Kohn është duke u kujtuar për nderë të ditëlindjes së saj të 132-të, shkruan Insajderi.

Kohn ishte një nga tre gratë e certifikuar për të dhënë mësimet e fizikës në një universitet gjerman para luftës së dytë botërorë.

Ajo ishte lindur në Breslau, e cila tani është qyteti Ëroclaë i Polonisë me 5 prill 1887.

Gjatë karrierës së saj të gjatë, ajo i tejkaloi gjyqet dhe vështirësitë për tu bërë një fizikante e njohur gjatë kohës kur mundësit e grave dhe hebrenjve ishin të limituara.

Puna e fizikantës ishte publikuar në më shumë se 20 gazeta gjatë jetës së saj  dhe tekste të fizikës duke i përdorur shkrimet e sja si instruksione standarde në fushën e radiometrisë  në vitet e 1960-ta.

Kohn u largua nga pozita e saj në vitin 1993 kur rregullat naziste gjermane po i largonin hebrenjtë nga shërbimet qeveritare, por në vend se të hiqte dorë nga aspiratat e saj, ajo vazhdoi punën e saj duke u fokusuar në arritjen e kontratave për vitet e ardhshme.

Ajo u vendos në Amerikë dhe përsëri filloi një punë si profesoreshë, e para në kolegjin e grave ne universitetin e Karolinës së Veriut.

Në laboratorin e saj në podrum, ajo u fokusua në qëllimet e saj në rrezatimin  elektromagnetik, atomik, dhe spektroskopinë molekulare para se të fitonte rolin e shkencëtares në universitetin Duke.

Kohn, një pioniere në fushën e saj, vdiq në vitin 1964 në moshën 77 vjeçare.

Edhe pse gjetjet e saj në fushën e fizikës nuk hyjnë në përdorim më, dedikimi i saj ndaj kësaj shkence do të kujtohet gjithmonë./ Insajderi.com