Varroset Astrit Dehari – Vetëvendosje e cilëson si vrasje vdekjen e tij

Varroset Astrit Dehari – Vetëvendosje e cilëson si vrasje vdekjen e tij

Trupi i pajetë i aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari, është varrosur në fshatin Zllatar afër Matiqanit. Dehari po prehet pranë varrit të vëllait të tij, Arbnor Deharit, i cili u vetëvra para dy viteve.

Në ceremoninë e varrimit të aktivistit të ndjerë të Lëvizjes Vetëvendosje morën pjesë me qindra qytetarë, njofton Insajderi.

Ndërkaq, në varrimin e të ndjerit ka folur deputeti i VV-së në Kuvendin e Kosovës, Albin Kurti, i cili vdekjen e Deharit e ka cilësuar si vrasje.

“Dështimi i procesit kundër gjashtë aktivistëve të akuzuar për terrorizëm, e solli në një panik të paparë regjimin në fuqi dhje kjo rezultoi me këso vdekjesh në burg. Ajo që u cilësua në fillim si vretëvrasje e përsosur, doli të jetë vrasje e papërsosur”, ka thënë Kurti.

Astrit Dehari ndërroi jetë të shtunën në qendrën e Paraburgimit në Prizren. Rrethanat e vdekjes së tij do t’i bëjë të ditur raporti përfundimtar i autopsisë që iu bë dje trupit të Astrit Deharit në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.