Sanders: Shpresoj në humbjen e Trumpit

Sanders: Shpresoj në humbjen e Trumpit

Bernie Sanders, i cili ka garuar për nominimin e demokratëve për zgjedhjet presidenciale në SHBA, ka thënë se shreson në humbjen e Trumpit.

“Shpresoj që sot ta mundim Donald Trumpin dhe ta mundim keq”, ka shkruar Sanders në rrjetin social Twitter.

Sanders dhe Clinton zhvilluan një “luftë” të ashpër me njëri-tjetrin në garën për nominimin e demokratëve për president.

Amerika është duke votuar sot në zgjedhjet presidenciale. Në garë janë demokratja, Hillary Clinton dhe kandidati republikan, Donald Trump. /Insajderi.com