Policia e Pogradecit ka vënë në pranga një 29-vjeçar në banesën e të cilit është gjetur një kallëp lëndë shpërthyese tritol dhe një sasi e konsiderueshme fishekësh luftar" />

Kapet me tritol militanti i ISIS-it

Kapet me tritol militanti i ISIS-it

Policia e Pogradecit ka vënë në pranga një 29-vjeçar në banesën e të cilit është gjetur një kallëp lëndë shpërthyese tritol dhe një sasi e konsiderueshme fishekësh luftarakë.

I arrestuari është shtetasi Ervin Duka nga fshati Guras i Pogradecit. Në banesën e tij u gjet tritol dhe 85 copë fishekë, që 29-vjeçari zotëronte pa lejen e organeve kompetente.

I riu nuk është një emër i panjohur për autoritetet shqiptare të sigurisë. Ai është në listën e personave me rrezikshmëri të lartë, pasi dyshohet për aktivitet terrorist.

29-vjeçari rezulton mes emrave që dyshohet se kanë udhëtuar drejt Sirisë për t’iu bashkuar militantëve të ISIS-it, madje në 2014 ai besohet se është plagosur në luftime atje dhe më pas është rikthyer në Shqipëri.