Lekaj: Kosova mori kod telefonik krahinor

Lekaj: Kosova mori kod telefonik krahinor

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, marrëveshjen e djeshme Kosovë-Serbi për kodin telefonik e ka quajtur si ‘kod krahinor’.

Ai ka thënë se qytetarët janë ngopur me marrëveshje Kosovë-Serbi.

“Mund ta quajmë si sukses të Serbisë dhe assesi të Kosovës”, ka thënë Lekaj pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit.

“Serbia po përfiton nga qytetarët e Kosovës. Ne e quajmë si marrëveshje të dëmshme për Kosovën”, ka shtuar ai./Insajderi.com