Kryesia sot shqyrton kërkesën për seancë për Astrit Deharin

Kryesia sot shqyrton kërkesën për seancë për Astrit Deharin

Kryesia e Kuvendit sot do të mbajë mbledhje ku do të diskutohet kërkesa për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për vdekjen e Astrit Deharit.

E vetmja pikë e rendit të ditës sot në Kryesi do të jetë shqyrtimi i kësaj kërkesë. Mbledhja është paraparë të nisë në orën 9:30.

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar që rasti i vdekjes së Astrit Deharit të diskutohet në një seancë të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës.

Por Vetëvendosje kishte dështuar dy herë që t’i mblidhte 40 nënshkrimet e deputetëve për thirrjen e një seance të tillë.

Rasti i fundit i këtij dështimi ishte dje, kur deputeti nga minoritetet i grupit parlamentar 6+ Danush Ademi, e ka tërhequr nënshkrimin, duke e pamundësuar thirrjen e seancës./Insajderi.com