Opozita lëshon sallën pasi nuk votohet kërkesa për seancë për Deharin

Opozita lëshon sallën pasi nuk votohet kërkesa për seancë për Deharin

Pas mos votimit të kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosjes për të diskutuar për rastin e vdekjes së aktivistit Astrit Dehari, deputetët e Vetëvendosjes, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës kanë lëshuar sallën e Kuvendit.

Kundër debatit ishin Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Ndërsa votimi dështoi për mungesë të korumit, pasi që në sallë ishin të pranishëm vetëm 45 deputetë, prej të cilëve 25 kanë votuar pro, 16 kundër dhe katër kanë abstenuar. /Insajderi.com