24 të akuzuar për arratisjen e Sami Lushtakut nga QKUK-ja

Ndaj të arratisurve nga QKUK-ja gjatë kohës së paraburgimit për rastin e njohur si Drenica, është ngritur aktakuzë nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Përveç Sami Lushtakut, Sahit Jasharit e Ismet Haxhës, të akuzuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare janë edhe 11 zyrtarë të qendrës korrektuese, mjek të Qendrës Klinike Universitare dhe persona tjerë të përfshirë në këtë rast.

24 të akuzuar për arratisjen e Sami Lushtakut nga QKUK-ja

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë për  24 persona për rastin e arratisjes së Sami Lushtakut nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës në maj të vitit 2014.

“PSRK-ja ngritë aktakuzë për një rast ku përfshihen veprat keqpërdorim i pozitës apo autorizimeve zyrtare, ikja e personave të privuar nga liria, mundësimi i ikjes së personave të privuar nga liria, lirimi i paligjshëm i personave të privuar nga liria, pengimi i dëshmive apo i procedurave zyrtare, kërcënimi gjatë procedurave penale, dhe pjesëmarrja në grup të organizuar kriminal apo organizimi i grupit të organizuar kriminal”, thuhet në njoftim.

Akuza është ngritur nga një prokuror ndërkombëtar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit nga prokuroria 24 të pandehur akuzohen për një numër veprash që kanë të bëjnë me trajtimin e të burgosurve nga ana e Shërbimit Korrektues të Kosovës. Gjithashtu ikjen e të burgosurve nga Spitali , kujdesin mjekësor që iu është dhënë disa të burgosurve, dhe kërcënimin e dëshmitarëve gjatë gjykimit të rastit ‘Drenica’.

“Pas zhvillimit të hetimeve të gjata dhe të ndërlikuara, 11 pjesëtarë të Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe një mjek tani përballen me akuzën e keqpërdorimit të pozitës apo autorizimit zyrtar dhe akuzën e lirimit të paligjshëm të personave të privuar nga liria. Ikja e të burgosurve dhe keqpërdorimi i kujdesit mjekësor që iu është ofruar disa të burgosurve po ashtu janë të përfshira në këtë aktakuzë të ngritur”, thuhet në komunikatë.

Në fillim të muajit tetor Prokuroria Shtetërore e pati njoftuar Ministrinë e Drejtësisë për nisjen e hetimeve ndaj dhjetë personave për rastin e arratisjes së Sami Lushtakut. Kjo e fundit përmes një komunikate për media kishte thënë se është ngritur aktakuzë ndaj tyre prandaj edhe i pati  suspenduar zyrtarët që të zhvillohej procedurë penale e pavarur.

Ndërsa një ditë më vonë kërkoi falje për dezinformim të publikut.

Sami Lushtaku ishte dënuar nga shkalla e parë me 12 vjet burg për krime lufte, pasi ishte gjykuar akuzuar për vrasjen e një civili shqiptar identiteti i të cilit nuk dihet, sikurse nuk dihet as vendi i saktë ku është vrarë e as koha.  Mirëpo Gjykata e Apelit para dy ditësh ka dal me vendimin për

Shërbimi Korrektues i Kosovës administron Burgun e Dubravës, Qendrën Korrektuese në Lipjan, si dhe qendrat e paraburgimit në Prizren, Prishtinë, Gjilan, Pejë dhe Mitrovicë. /Insajderi.com