Xhaka reagon pas barazimit të Arsenalit në “Old Trafford”

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka ka shfaqur dëshpërimin e tij për rezultatin që Arsenali e arriti ndaj Manchester Unitedit, në derbin e javës së 11-të në Premier Ligën angleze.

Xhaka reagon pas barazimit të Arsenalit në “Old Trafford”

Arsenali barazoi 1-1 me Manchester United, në ndeshjen e zhvilluar sot në stadiumin “Old Trafford” të Manchesterit.

Skuadra e Arsene Wenger pati vetëm një goditje drejt portës në 90 minuta, e cila u konkretizua në gol nga sulmuesi francez Olivier Giroud.

Loja e skuadrës së Arsenalit dhe rezultati nuk e kënaqi as mesfushorin e Arsenalit, Granit Xhaka, i cili megjithatë u ngushëllua me faktin se skuadra e tij mbetet e pamposhtur prej 17 ndeshjeve.

xhaku

“Nuk ishte rezultati që ne prisnim, por të paktën mbetemi të pamposhtur prej 17 ndeshjeve”, ka reaguar Xhaka përmes rrjetit social Instagram.

Ai bëri thirrje që “topçinjtë” të përqendrohen në ndeshjet e radhës. /Insajderi.com