Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Leart Paçrada, po kalon formë jashtëzakonisht të mirë në fanellën e skuadrës së Bundesliga A, Sandhausen. Si rrjedhojë e paraqitjeve të shkëlqyeshme ka rënë në sy të disa ekipeve dhe së fundi e kërkon edhe Hannover 96 që garon në Bundesliga 2.
Mediat gjermane kanë raportuar se Hannoveri i ka nisur bisedimet me Sandhausenin rreth transferimit të mbrojtësit të majtë. Hannover synon të ngjitet në dy vendet e para dhe të rikthehen në Bundesliga, ku janë shpallur dy herë kampion.
Hannover është njëra nga skuadrat më të njohura dhe më me traditë në futbollin gjerman, derisa edicionin e kaluar ishte në krizë, duke rënë nga elita.