Drejtuesit e Barcelonës ishin të pranishëm në derbin mes Milanit dhe Interti. Drejtuesit e klubit nga Camp Nou kanë shfaqur interesim për dy lojtarë të Rossonerëve dhe dy të Nerazzurëve.
Sipas të përditshmes sportive katallane, Mundo Deportivo, drejtori sportiv i Barcelonës, Robert Fernandez të dielën ishte në San Siro për të shikuar derbin mes Milanit dhe Interti.
Fernandez, përveç që ka shijuar derbin, ka vëzhguar nga afër mbrojtësin e talentuar të Milanit, Mattia De Sciglio.
Përveç De Sciglio, ai ka vezhguar edhe Ignazio Abaten, i cili është lojtar që i konvenon Luis Enriques për një periudhë të shkurtës, shkruan Express.
Kurse, në sy të Fernandezit kanë rënë edhe dy yjet e Interit, Ivan Perišić dhe Geoffrey Kondogbia.
