Ahmeti thotë se QKUK-ja po ia sheh hairin komunës së Prishtinës

Ahmeti thotë se QKUK-ja po ia sheh hairin komunës së Prishtinës

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti po fajëson Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për dërgimin e pacienteve nga kjo qendër në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare të Komunës së Prishtinës për të kryer shërbimet e rëntgenit.

“Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës QKUK, që nga e hëna nuk po punojnë aparatet e rëntgenit. Të gjitha rastet po dërgohen në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare të Komunës së Prishtinës.”, ka shkruar i pari i Prishtinës në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook.

Sipas tij ndarja e buxhetit nga Qeveria e Kosovës për vetëm për 197 mijë banorë të Komunës së Prishtinës, pamundëson ofrimin e shërbimeve nga QKFM në Prishtinë, për banorët e Komunave tjera.

“Edhe pse kemi dëshirë ti ndihmojmë çdo pacienti do të jemi të detyruar që shumë shpejtë për shkak te shkurtimeve dhe kufizimeve buxhetore nga qendra ti kufizojmë shërbimet për qytetaret e komunave tjera”, ka shkruar Ahmeti në Facebook./Insajderi.com