Përfundon karrierën legjenda e Liverpoolit

Përfundon karrierën legjenda e Liverpoolit

Ish-kapiteni i Anglisë dhe Liverpoolit, Steven Gerrard, është pensionuar pas një karriere 19 vjeçare.

Gerrard, 36 vjeçar, ka luajtur 710 herë për Liverpoolin, dhe ka fituar tetë trofe të rëndësishëm, por iu bashkua skuadrës amerikane LA Galaxy në vitin 2015.

Mesfushori është lojtari i katërt që ka luajtur më së shumti për kombëtaren e Anglisë, me 114 paraqitje gjithsej.

“Ndjehem me fat që kam kaluar nëpër shumë momente të bukura gjatë karrierës sime,” ka thënë ai, njofton BBC.

“Kam pasur një karrierë të shkëlqyeshme dhe jam falëndërues për cdo moment që kam kaluar tek Liverpooli, Anglia dhe LA Galaxy.”

“E kam bërë ëndrrën e fëmijërisë realitet duke veshur fanellën e famshme të Liverpoolit,” ka shtuar ai.

Është raportuar se Gerrard ka marrë nj ofertë për t’u bërë trajner në Amerikë, tek skuadra MK Dons, por ai thotë se kjo ofertë i ka ardhur shumë herët, duke mos përjashtuar mundësinë që të bëhet trajner në një të ardhme.

Ai aktualisht është duke punuar që të marrë licencën e trajnerit në UEFA./Insajderi.com