Shtatë persona të lënduar në një aksident në Skenderaj

Shtatë persona të lënduar në një aksident në Skenderaj

Shtatë persona janë lënduar në një aksident në rrugën rajonale Skenderaj-Drenas, pikërisht në fshatin Polac.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:00. Policia e Kosovës konfirmon se në aksidentë janë përfshirë dy automjete civile me targa vendore.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës ka thënë për veriu.info se të lënduarit kanë kërkuar trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Familjare në Skenderaj, ndërsa më pas janë dërguar për QKUK në Prishtinë.