Ish-këshilltaret e Jahjagës dhe e Obamas në BBC

Ish-këshilltaret e Jahjagës dhe e Obamas në BBC

Sarada Peri dhe Garentina Kraja,  janë ftuar në një emision të radios në BBC-ë, për të treguar për punën e tyre si hartuese të fjalimeve të presidentit amerikan Barack Obama dhe ish-presidentes të Kosovës Atifete Jahjaga.

Emisioni i cili do të transmetohet më 28 nëntor, do të trajtoj temën, se si ato kanë përgatitur fjalimet për Obaman dhe Jahjagën, në mënyrë që ato fjalime të kthehen në një oratori të fuqishme me ndikim, shkruan BBC.

Së bashku Garentina dhe Presidentja Jahjaga kanë shkruar një fjalim për Gratë e Dhunuara në Kosovë gjatë luftës dhe të cilat mendonin se janë injoruar dhe harruar.

Fjalimi kishte ndihmuar për të ndryshuar të gjithë debatin kombëtar mbi këtë çështje.

Garentina me plotë pasion beson në fuqinë e fjalëve dhe historitë e treguara për të bindur zemrat dhe mendjet. /Insajderi.com