Vdes një person nga rrokullisa e traktorit

Vdes një person nga rrokullisa e traktorit

Një person ka vdekur aksidentalisht, në Kamenicë. Policia e Kosovës njofton se i ndjeri ishte duke punuar në mal dhe është rrokullisur me traktor.

Në vendin e ngjarjes, sipas njoftimit , kanë dalë njësitet policore, njësiti i zjarrfikëseve dhe ekipi i mjekësor, të cilët kanë konstatuar se viktima nuk ka shenja jete.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /Insajderi.com