Një numër i qenve nga Kosova janë marrë nga shoqata amerikane për shpëtimin e qenve endacakë - "Lucky Dog Animal Rescue", dhe janë dërguar në Uashington D.C. të Amerikës ku kanë gjetur shtëpi të re.
Siç shkruan portali amerikan WUSA9.com, shoqata “Lucky Dog Animal Rescue” ka ndihmuar qentë dhe ka dërguar ata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Grupi i parë i qenve ka mbërritur në aeroportin ndërkombëtar të Dulles në Uashington D.C. të premten pasdite.
Ata janë pritur nga disa familja që kanë dalë vullnetare për pranimin e qenve endacakë nga Kosova, të cilët kanë gjetur shtëpi të re, raporton Insajderi.
Një numë i konsiderueshëm i qenve endacakë nga Kosova pritet të udhëtojnë sërish në Uashiongton D.C. brenda ditëve të ardhshme, shkruajnë mediet amerikane.
“Lucky Dog Animal Rescue” është një organizatë jo-fitimprurëse me bazë në Uashington D.C. /Insajderi.com
