SOS International sugjeron se Kosova është vendi më i pasigurt për tu vizituar në Evropë. E paraqet Kosovën" />

SOS International: Kosova, vendi më i rrezikshëm në Evropë për t’u vizituar

Kosova është vendi me rrezikshmërinë më të lartë në Evropë për ta vizituar, sipas një raporti të përpiluar nga organizatës ndërkombëtare SOS International – i quajtur “Control Risks”.

SOS International: Kosova, vendi më i rrezikshëm në Evropë për t’u vizituar

Një raport i organizatës SOS International sugjeron se Kosova është vendi më i pasigurt për tu vizituar në Evropë. E paraqet Kosovën si vend “të rrezikshëm” për tu vizituar për arsye të jostabilitetit brenda shtetit, raporton Insajderi.

“Pothuajse në të gjithë Evropën udhëtimi është relativisht i sigurt. Vetëm Kosova ka një rrezik të sigurisë, për shkak të situatës politike”, shkruan sot Travelbook.de, bazuar në raportin e SOS International.

kosi

 

Sipas këtij raporti, udhëtimi në vendet e Evropës është i sigurt për shkak se të gjitha shtetet evropiane – përveç Kosovës – kanë nivel të ulët të rrezikshmërisë. Ato paraqiten si vende “me rrezikshmëri të ulët”.

Raporti i SOS International njofton njerëzit që duan të udhëtojnë në Kosovë “se sëmundjet e rënda infektive të tilla si kolera, ethet tropikale apo malaria mund të përbëjnë kërcënim për shëndetin”.

Vende më të rrezikshme se Kosova, sipas këtij raporti, janë vetëm 17 vende të cilat shtrihen në Afrikë, Amerikë Latine dhe Azi. Këto 17 vende, ndër të cilat janë Meksika, Libia Iraku, Burkina Faso, Sudani Jugor e të tjera, konsiderohen si vende me “rrezikshmëri shumë të lartë”. /Insajderi.com