Vetëvendosje sërish me aksion në Kuvend për Astrit Deharin

Vetëvendosje sërish me aksion në Kuvend për Astrit Deharin

Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje sërish kanë zhvilluar një aksion simbolik duke kërkuar drejtësi për aktivistin e tyre të ndjerë, Astrit Dehari.

Deputetët, sikurse edhe herën e kaluar në seacë plenare, kanë shpalosur një baner me figurën e Astrit Deharit dhe me mbishkrimin “Drejtësi për Astritin”.

Shefi i grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, gjatë fjalimit  të tij, ka thënë se “në Kosovë është krijuar praktika e renditjes së hetimeve para se te japin përgjegjësi organet kompetente”.

“Fillimisht duhet të jepet përgjegjësia e pastaj të vazhdojnë hetimet. Rasti i Astritit është i paprecedent që asnjë njeri të mos jap përgjegjësi, duke dhënë dorëheqja”, ka thënë Konjufca.

Ai ka thënë se “hetimet që po ndodhin janë komprementuar nga sistemi i drejtësisë i kapur nga ‘klani Pronto’”.

Konjufca ka shtuar se “gjerat personale të Astritit, në të cilat nuk mund të kishin qasje as nëna dhe babai i tij, ato kanë dalë në media të kapura nga ‘klani Pronto’./Insajderi.com