Familjarë të futbollistëve të Chapecoenses dhe shumë tifozë të skuadrës po kalojnë momente shokuese që pas aksidentit ajror që skuadra braziliane e futbollit pësoi në Kolumbi, për ku ishte duke udhëtuar për të zhvilluar ndeshjen e parë të finales së Kupës së Amerikës së Jugut.
Që në momentet e para të përhapjes së lajmit, qindra tifozë u grumbulluan para stadiumit të skuadrës për të pritur informacione të reja.

Ndërkohë në mbrëmje dyert e stadiumit u hapën dhe familjarë të shumtë të viktimave, si dhe tifozë të skuadrës, kaluan natën aty duke kryer homazhe në nderim të tyre.