Pak minuta pasi Gjykata Kushtetuese konstatoi se Qeveria e Kosovës bëri shkelje kushtetuese me vendimin për orë policore, ka reaguar edhe kry" />

Pasi Gjykata Kushetetuese ia rrëzoi vendimin Qeverisë Kurti, Shpend Ahmeti ka një mesazh për qytetarët

Pasi Gjykata Kushetetuese ia rrëzoi vendimin Qeverisë Kurti, Shpend Ahmeti ka një mesazh për qytetarët

Pak minuta pasi Gjykata Kushtetuese konstatoi se Qeveria e Kosovës bëri shkelje kushtetuese me vendimin për orë policore, ka reaguar edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ahmeti përmes një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se vendimi i gjykatës hyn në fuqi më 13 prill dhe se deri atëherë apo deri në një vendim tjetër, mos dilni pas orës 17:00.

“Qetë ta mbrojmë jetën tonë! Gjykata Kushtetuese ka vendosë se vendimi i qeverisë për kufizim të lëvizjes është jokushtetues. Ky vendim i gjykatës kushtetuese hyn ne fuqi me 13 prill. Deri atëherë apo deri në një vendim tjetër, mos dilni pas orës 17:00, dhe po ashtu me lutje mos dilni as para orës 17. Jo pse e thonë vendimet, por se është e shëndetshme për jetën tuaj. #rriNshpi“, ka shkruar Ahmeti.