A beson që do t’i fitojë zgjedhjet në Mitrovicën e Veriut – kështu përgjigjet kandidati i VV-së

A beson që do t’i fitojë zgjedhjet në Mitrovicën e Veriut – kështu përgjigjet kandidati i VV-së

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Mitrovicën e Veriut, Erden Atiq ka votuar në Lagjen e Boshnjakëve.

Atiq u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin e të votojnë.

“Qysh është zakon edhe traditë ju bëjë ftesë qytetarëve me dal me kry obligimin e tyre”, ka thënë ai shkruan Insajderi.

I pyetur se a beson që do të mund t’i fitojë zgjedhjet, ai ka thënë se duhet të presim deri në orën 19:00 për ta kuptuar rezultatin.

“Ta shohim pas orës 19:00”, u shpreh ai.

Duke folur për procesin e votimit deri tani është ka thënë se është duke shkuar me një ritëm konstant./Insajderi.com

Mbahet konferenca e parë e KQZ-së për zgjedhjet në katër komunat e veriut – këto janë detajet