A do donit ta festonit ditëlindjen me Luana Vjollcën?

A do donit ta festonit ditëlindjen me Luana Vjollcën?
Burimi i fotografisë: Instagram @LuanaVjollca

Ky vit që po lëmë pas, ishte një nga më të suksesshmit e Luana Vjollcës sa i përket sferës profesionale.

Autore dhe moderatorë e një nga emisioneve më të ndjekura në trojet shqiptare “Shiko Kush Luan”, i ka ndihmuar asaj të rritë edhe audiencën në rrjete sociale.

Vjollca ka arritur dy milionë ndjekës në llogarinë e saj në Instagram, dhe për të shënuar këtë rast ajo ka menduar t’u japë një dhuratë ndjekësve të saj për të gjithë mbështetjen.

Tre ndjekës nga dy milionë që ka, do të jenë ata fatlumët që do të mund të kalojnë një drekë apo darkë me moderatoren kur ata do të festojnë ditëlindjen.

Rregullat për lojën, mund t’i kuptoni në postimin e saj në Instagram. Ajo theksoi se kjo është më e pakta që mund të bëjë për ndjekësit e saj besnikë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by LUANA VJOLLCA (@luanavjollca)

Ndërkohë ajo ka bërë me dije se Shiko Kush Luan do të vijë në datën 1 janar, tashmë një emision traditë, ku Luana ka premtuar që nuk do të mungojnë surprizat. /Insajderi.com