A do ta bëjë Kurti Kosovën Zvicër – tregon si do t’ia arrijë qëllimit

A do ta bëjë Kurti Kosovën Zvicër – tregon si do t’ia arrijë qëllimit

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka dhënë një intervistë për gazetën zvicerane ‘Blick’ ku ka treguar qëllimet e qeverisjes së tij. E pyetur nga gazeta për prioritet e tij dhe zhvillimin e vendit, Kurti ka thënë se do të marrim përvojat e vendeve si Zvicra apo Gjermania.

“Njohuria dhe përvoja e vendeve si Zvicra apo Gjermania janë të domosdoshme, veçanërisht kur bëhet fjalë për zbatimin e sistemit shkollor të dyfishtë. Por ekonomia e Kosovës gjithashtu ka nevojë për një gjë mbi të gjitha: investitorët”, ka thënë Kurti.

Kryeministri i Kosovës, po ashtu ka treguar edhe si do ta fus në përdorim njohurit dhe ëprvojat e këtyre vendeve.

“Diaspora duhet të luajë një rol pionier këtu. Në mënyrë që shqiptarët e huaj të investojnë në Kosovë, ne si qeveri duhet të sigurojmë që mbizotëron ligji dhe rendi. Pa diskriminim, pa privilegje, të drejta të barabarta për të gjithë. Dhe sigurisht që ju duhet një infrastrukturë funksionuese”, ka treguar Kurti. /Insajderi.com