fbpx

A do ta iniciojë Vjosa Osmani shkarkimin e Hashim Thaçit në rast se bëhet kryeministre?

A do ta iniciojë Vjosa Osmani shkarkimin e Hashim Thaçit në rast se bëhet kryeministre?

Kandidatja e LDK-së për kryeministre Vjosa Osmani, tha se nuk e sheh rolin e presidentit afër vetes, në rast se arrin të vihet në krye të ekzekutivit.

Ajo këto komente i bëri sot gjatë debatit të radhës “Talk the Talk” të Kolegjit Riinvest, ku u pyet nëse do të iniciojë shkarkimin e presidentit Hashim Thaçi.

Osmani nuk i kurseu kritikat për të parin e vendit, teksa tha se detyra e presidentit është thjesht të dekretojë një marrëveshje të ratifikuar në parlament.

Ajo foli edhe për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ç’rast u shpreh se duhet të ketë përfshirje të të gjithë akterëve në këtë proces.

insajderi.com