A do ta votojë PDK-ja qeverinë që do ta formojë LDK-ja, flet Memli Krasniqi

A do ta votojë PDK-ja qeverinë që do ta formojë LDK-ja, flet Memli Krasniqi

Këtë javë pritet që presidenti i vendit Hashim Thaçi, t’ia jap mandatin Lidhjes Demokratike të Kosovës për formimin e qeverisë së re.

Kjo, meqë Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit, nuk po ia dërgon emrin për ta formuar ekzekutivin, pas rrëzimit të qeverisë së drejtuar nga Kurti.

Mirëpo, LDK nuk mund të llogaritë në votat e Partisë Demokratike të Kosovës.

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se nuk do ta votojnë një qeveri të cilën nuk e udhëheq.

“Absolutisht jo, ne se votojmë asnjë Qeveri që se udhëheq Partia Demokratike e Kosovës krejt e kanë votën kundër”, ka theksuar Krasniqi.

Lëvizja Vetëvendosje po e kundërshton presidentin Thaçi që t’ia jap mandatin LDK-së për formimin e qeverisë së re, duke e quajtur shkelje kushtetuese një veprim të tillë.  /Insajderi.com