“Gazeta Insajderi”, ka folur postin e nënkryetarit që e mbanë në Komitetin Olimpik të Kosovës, për të cil" />

A do të japë dorëheqje Krasniqi nga posti i nënkryetarit të Komitetit Olimpik të Kosovës?

A do të japë dorëheqje Krasniqi nga posti i nënkryetarit të Komitetit Olimpik të Kosovës?

Memli Krasniqi në Intervistën për “Gazeta Insajderi”, ka folur postin e nënkryetarit që e mbanë në Komitetin Olimpik të Kosovës, për të cilin Agjencia Kundër Korrupsion ka konstatuar se Krasniqi është në konflikt interesi dhe ka paralajmëruar se do ta dorëzojnë lëndë gjyqi për kundërvajtje.

Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi ka fajësuar krye-shefin e agjencionit, i cili sipas tij nënshkruan çkado që i sjellin zyrtarët e tij.

“Kryeshefi i agjensionit nënshkruan çka t’i sjellin zyrtarët e tij së paku kështu e kam ni duke u deklaru edhe pse përgjegjësia është e secilit që vendos një firmë në ndonjë dokument”, është shprehur Krasniqi.

Ai ka paralajmëruar se do t’i ndjekë më gjyq për këto veprime të cilat i kanë ndërmarrë në gjitha instancat deri në procedurat civile.

Kjo sipas tij sepse mendon që është një vendim që në një formë ose tjetër e ka fut në funksion autoritetin që ua jep institucioni por në kundërshtim me ligjin.

Ai ka insistuar se nuk bën shkelje të ligjit nëse mbanë edhe postin e nënkryetarit të KOK-ut.

“Ne e kemi një ligj që e rregullon në mënyrë jashtëzakonisht mirë çështjen e konfliktit të interesit dhe sipas tij ligji cilido zyrtar publik mund të jetë anëtar i ndonjë organi drejtues të një OJQ-je por jo me funksion drejtues, në këtë kuadër unë jam anëtar i Bordit drejtues si nënkryetar dhe nuk jam kryetar që do të ishte funksion drejtues”, ka deklaruar ai për Insajderin.

“Unë e di që zyrtarë të Agjensionit Kundër Korrupsion për fat të keq e dinë që ky është interpretimi i saktë nuk dua të paragjykojë sot pse e kanë bërë një gjë të tillë”, thotë ai.

Sipas Memli Krasniqit bazuar në ligj një zyrtar nuk mund të pengohen zyrtarët publik të jenë pjesë e OJQ-ve.
Ai ka thënë se është krenar dhe ndihet përtej falënderues prej krejt kolegëve të cilët e kanë zgjedhur me numër të madh të votave për të qenë nënkryetari i Komitetit Olimpik.

“Unë nuk kam pasur ambicie me qenë kryetar sepse nuk e lejojnë ligji me qenë kryetar dhe normalisht për mua ka qenë inkurajues ftesa që ma kanë bërë shumica e njerëzve që kam punuar prej pozicionit të Ministirt të Sportit me ta që të vazhdojë punën time në sport dhe kjo është aryseja pse unë jam aty, asnjë interes nuk e kam as nuk paguhem për atë punë as nuk kam kompensime të tjera as interesa financiar është thjeshtë pasion që unë e kam kultivuar pastaj në vitet duke u marrë me pjesën e ministrisë së sportit dhe që planifikojë të ardhmen”, ka sqaruar ai për Insajderin.

vendimin e Agjencisë Kundër Korrupsion të publikuar me datën 15.08.2018 thuhet se eksiton konflikt i interesit në rastin e trajtuar me nr. AAK -03-02-821/18, për zyrtarin e lartë z. Memli Krasniqi, Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe njëkohësisht nën-president i parë i Komitetit Olimpik të Kosovës./Insadjeri.com

Intervistë me Memli Krasniqi

Intervistë me shefin e Grupit Parlamentar të PDK-së Memli Krasniqin

Posted by Insajderi on Thursday, 15 November 2018