
Kohët e fundit bota e showbizit po nxjerr më shumë bashkëpunime se sa projekte single. Duket se bashkëpunimet po priten me shumë entuziazëm prej publikut, ndaj edhe këngëtarët po kujdesen të ju japin fansave atë që kërkojnë.
Ledri Vula dhe Tayna janë dy prej këngëtarve shumë të suksesshëm të zharit rep, ndaj një bashkëpunim i mundshëm mes të dyve është përfolur gjatë.
Ky do të jetë bashkëpunimi i parë për Taynën, pas këngës “Columbiana”.
Ledri dhe Tayna kanë konfirmuar lajmin përmes një video në Instagram, marrë nga një prej skenave të videoklipit, një pjesë e të cilit ndodh në një supermarket.
Tayna pa përshkrim ka shpërndarë videon, duke lënë vet fansat të vlerësojnë risinë më të fundit të karrierës.
Ky projekt lansohet në fund të javës së ardhshme dhe bën pjesë në kuadër të festave të fundvitit.