“Gazeta Insajderi”, ka folur për zgjedhjet e brendshme brenda " />

A do të këtë Kadri Veseli kundër kandidat brenda PDK-së? – flet Memli Krasniqi

A do të këtë Kadri Veseli kundër kandidat brenda PDK-së? – flet Memli Krasniqi

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në intervistën për “Gazeta Insajderi”, ka folur për zgjedhjet e brendshme brenda partisë.

Krasniqi ka thënë se formalisht as Kadri Veseli nuk e ka shpallur kandidaturën, sipas tij edhe mund të ketë ndonjë kundër- kandidat.

“E para e punës formalisht as Kadri Veseli nuk e ka shpallë kandidaturën si kryetari i partisë sepse në kuptimin statutar dhe të rregulloreve të zgjedhjeve ne i kemi disa afate të caktuara. Nuk mund ta paragjykojmë se a do të ketë edhe kandidatura tjera ndoshta do të ketë ndoshta edhe jo”, është shprehur ai.

Sipas tij kryetari aktual i partisë, Kadri Veseli e meriton edhe një mandat.

“Mendimi im personal si nënkryetar i PDK-së është që varësisht prej kandidaturave që janë të mirëseardhura dhe legjitime unë së paku mendoj që zotëri Veseli duhet 100% ta ketë edhe një mandat në krye të Partisë Demokratike të Kosovës edhe për arsyen se mandati i tij ka qenë i bartur pas zgjedhjes së ish-kryetarit të PDK-së zotërit, Hashim Thaçi si president i vendit”, ka deklaruar në intervistën e dhënë për Insajderin.

Veseli duhet ta ketë një mandat të plotë dhe të vazhdojë punën në fuqizimin dhe konsolidimin e më tutjeshëm të PDK-së, sipas Krasniqit./Insajderi.com 

Intervistë me Memli Krasniqi

Intervistë me shefin e Grupit Parlamentar të PDK-së Memli Krasniqin

Posted by Insajderi on Thursday, 15 November 2018