A do të largohet Khabibi nga UFC? Presidenti Dana White vjen me lajmin e madh

A do të largohet Khabibi nga UFC? Presidenti Dana White vjen me lajmin e madh

Duket se largimi i Khabib Nurmagomedov nga artet marciale mikse nuk do të jetë një gjë që do të ndodhë tani shpejt.

I sigurtë për këtë gjë është presidenti i UFC-së, Dana White, që në një intervistë për televizionin amerikan TMZ tha se situata do të vazhdojë të jetë si më parë.

“Gjithçka është OK. Marëdhënia jonë me Khabib është shumë e mirë”, tha numri 1 i UFC-së.

“Të gjithë janë duke shkruar gjëra të pavërteta në media. Ngjarja ka ndodhur 10 ditë më parë. Ky sport është edhe biznes e brenda një jave kanë ndodhur shumë gjëra të tjera”, shtoi më tej Dana White, që foli për herë të parë që pas eventit UFC-229.

Deklaratë kjo që qetëson fansat e kampionit të peshës së lehtë në artet marciale mikse, që kishte kërcënuar UFC-në se do të largohet nëse kolegut të tij Zubaira Tukhogov nuk i lejohet të duelojë. Ndërkohë që, Khabib ka konfirmuar se ka marrë oferta edhe për të dueluar në WWE.

“Është e vërtetë që Khabib është mërzitur pak me atë që ndodhi pas eventit UFC-229, por është e qartë që kjo sfidë ishte shumë personale për rusin. Khabib është një djalosh i mirë dhe kemi patur gjithnjë një marrëdhënie të mirë mes nesh. Ai do të qëndrojë me ne”, tha Dana White.