A do të numërohen votat e mërgatës apo jo? Supremja jep verdiktin

A do të numërohen votat e mërgatës apo jo? Supremja jep verdiktin

4639 vota të mërgatës që kanë ardhur me vonesë në Kosovë do të numërohen.

Kështu ka vendosur sot Gjykata Supreme, pas ankesës që e bëri Lëvizja Vetëvendosje.

“Mijëra dërgesa me fletëvotime të bashkatdhetarëve të nisura brenda afatit dhe para datës së zgjedhjeve, e të cilat padrejtësisht Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk i kishte shqyrtuar dhe numëruar, me vendimin e sotëm të Gjykatës Supreme ato do të numërohen dhe do të bëhen pjesë e rezultatit të zgjedhjeve”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes, shkruan Insajderi.

“E drejta e votës si e drejtë kushtetuese, është e garantuar dhe nuk mund të mohohet me justifikime teknike që bien ndeshë me ligjet dhe Kushtetutën e Republikës. Andaj, Gjykata Supreme shmangi një padrejtësi të madhe, e konfirmoi një të drejtë kushtetuese të mijëra votuesve nga mërgata”.

“Kërkojmë që pa humbur kohë të fillojë shqyrtimi dhe numërimi i këtyre fletëvotimeve, që vullneti i votuesve nga mërgata të përfshihet në rezultatin përfundimtar”.

Image may contain: text

Për më shumë lexoni edhe:

Vetëvendosje: Është e patolerueshme të trajtohen zarfet nga Serbia dhe të mos trajtohen ato të mërgatës

VV e dërgon në Supreme kërkesën për pranim të votave nga diaspora

insajderi.com