A do të qeverisë PDK sërish, cilat janë pritjet nga sondazhet?

A do të qeverisë PDK sërish, cilat janë pritjet nga sondazhet?

PDK-ja si parti tashmë është në garë brenda vetës. Është në garë brenda koalicionit, pasi që dy anëtarët e mëdhenjtë as asaj në PAN, AAK-ja e Nisma haptazi i marrin anëtarë edhe gjatë kohës sa janë në bashkëqeverisje. Por është edhe në garë me subjektet opozitare. Me së paku tri beteja, pa e llogaritur këtu Gjykatën Speciale që mund të marrë në Hagë njerëz nga ajka e drejtuesve të kësaj partie.

Sipas sondazheve PDK-ja mund të shkoj drej rrëzimit në opozitë, ka thënë gazetari Kërquki.

“Nuk ka sondazhe, por pak a shumë ato që i kemi arrit me i pa është që PDK nuk është në ditët e mira  nëse Vetëvendosja dhe LDK-ja arrijnë koalicion parazgjedhor gjasat për partittë të tjera do të ishin minimale”, ka thënë gazetari Kërquki.

Ai po ashtu ka cekur se kjo varet se kush do të jetë  kryetari i LDK-së për katër viteve e ardhshme.

“ E gjitha varet nga ajo se çka po bën LDK-ja dhe kush do të jetë kryetari i saj për  katër vitet e ardhshme”.

InDoks në këtë episod do të sjell në mendjen e publikut momentet të cilat e përshkruajnë dekadën e parë të PDK-së në pushtet. Me procese gjyqësore të figurave të fuqishme të saj në vend dhe me akuza për krime morbide për liderët e saj jashtë vendit. Me suksese kozmetike e me dështime spektakulare. Nga një parti që dilte e para në një parti që i duhen dhjetar subjekte të tjera në koalicion që të guxojë që të hyjë në garë.