A do të shkarkohet Rashit Qalaj? – flet Albin Kurti

A do të shkarkohet Rashit Qalaj? – flet Albin Kurti

Albin Kurti, kryeministri në detyrë ka komentuar raportimet se pritet shkarkimi i drejtorit të Policisë së Kosovës,  Rashit Qalaj.

Kurti ka deklaruar se kjo çështje i përket ushtruesit të detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme.

Ai ka theksuar se nuk ka sugjeruar për një vendim të tillë.

“Për besë nuk e di. Duhet të vij nga ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme. Unë nuk kam sugjeruar gjë”, ka thënë Kurti në Rtk.

Në anën tjetër, Kurti ka thënë se shkarkimi i krye-shefes së Inspektoratit Policor të Kosovës ka ndodhur për shkak të performancës së dobët.

Lexo edhe:

Dokumenti që u bë sebep për ta shkarkuar kryeshefen e IPK-së është hartuar nga Rexhep Selimi dhe Xhelal Sveçla

Pritet të shkarkohet Rashit Qalaj