A do të takohen VV-LDK sot?  – Flasin nga VV

A do të takohen VV-LDK sot?  – Flasin nga VV

Zëdhënësi për medie nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka njoftuar se LDK dhe VV, nuk do të takohen sot, transmeton Insajderi.

Manxhuka këtë e ka bërë me dije përmes Facebook.

“Me informacionet që kemi nga strukturat e Lëvizjes nuk është planifikuar ndonjë takim për sot”, ka shkruar ai.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës deri më tash kanë zhvilluar tetë takime./Insajderi.com/